Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkia e Durrësit njofton qytetarët se në momentin kur nis ndalim-qarkullimi, punonjësit e ndërrmarrjeve në varësi dalin për të kryer të gjitha detyrat e parashikuara në planin e masave për parandalimin e koronavirusit.

“Në orën 13.00 kur banorët e Durrësit kanë hyrë brenda shtëpive të tyre, punëtorët dalin për të pastruar qytetin duke hequr mbeturinat dhe duke bërë dezinfektimin e rrugëve në deri në orët e vona të mbrëmjes”,– njofton bashkia, ndërsa postimin e shoqëron edhe me foto të punonjësve në terren.