Analisti Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi ishin mbrëmë të ftuar në emisionin “Opinion” ku kanë debatuar lidhur me gjendjen e varfërisë në Shqipëri.

Zekthi tha se në Shqipëri bëhet propagandë në një kohë që ka njerëz që nuk hanë dot bukë.

Por kjo gjë është kundërshtuar nga Baton Haxhiu, i cili tha se mirëqenia në Shqipëri është rritur dhe shtoi se nuk ka asnjë njeri që nuk ha dot bukë.

Pjesa nga debati

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit te ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.