Drejtoresha e Open Date Albania, Arianita Brahaj përmes një statusi në Facebook, tregon një histori kërcënimi nga një biznesmen. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt, kur biznesmeni i ka kërkuar ta heqë nga të dhënat e publikuara nga Open Data Albania, pasi në të kundërt zyra e saj nuk do të ekzistonte.

Brahaj tregon se për rastin bëri një denoncim në Prokurori dhe akuzon këta të fundit se duan të mbyllin çështjen. Sipas saj, nuk mund të justifikohet ndryshe ngatërrimi i veprës penale për biznesmenin që e quan ‘trimi që nuk pyet për shtetin’ nga ”kanosje apo kërcënim për censur딓keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Statusi i plotë i Arianita Brahajt:

Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të… “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra. Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga ëeb faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kupton që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”. Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.
Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorurët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e "privatizon" prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.
A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokruor që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafaj.