“Blindohet” Ambasada Amerikane në Tiranë

Postuar: 22/02/2018 - 14:42

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektivë të Policisë së Shtetit.

Burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, raporton "Vizion Plus".

Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentët e strukturës kundër terrorizmit.

Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selitë e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen në kryeqytet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë shkarkuar 9 punonjës të administratës në Tiranë dhe

Pas fluturimit të parë ditën e shtunë me studentët e ekselencës, udhëtimi i radhës i "Air Albania", ka ndodhur ditën e sotme dhe të përgj

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për lirim të Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në auto

150 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Adem Sabli" në Borakaj të Shijakut, nuk kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

Për pjesën e parë të ditës së sotme parashikohet mot i kthjellët, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira ka

   Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.