Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

DurrësLajm po sjell edhe pamjet filmike nga brenda apartamentit të shtetases Dh.H.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e shpejtë të flakëve. Efektivët ndërhynë nga njëra prej dritareve të apartamentit për të vënë nën kontroll e më pas shuar flakët që ishin përhapur në ambiente të ndryshme të banesës.

Ndërkohë, në po të njëjtën lagje, një fëmijë i mitur, vetëm 3 vjeç, kishte mbetur i mbyllur në një banesë në katin e dytë.

Efektivët e zjarrfikëses bënë të mundur hapjen e derës dhe shpëtuar të miturin i cili mësohet se gëzon shëndet të plotë.

Javët e fundit, zjarrfikësit e Durrësit kanë qenë mjaft të ngarkuar për shkak të vatrave të shumta të zjarrit të regjistruara në qytet dhe zonat periferike të bashkisë Durrës.