Ka shkuar në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku.

"Deri më tani kanë ardhur 100 persona me bark e të vjella. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm", shprehet mjeku i spitalit të Bulqizës.

Ndërsa një nga banorët e zonës, i cili është prekur nga helmimi, thotë se janë prekur familjarisht nga kjo simptomë.