Çfarë po ndodh me sheshin “Drejtësia” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve? (VIDEO)

Postuar: 13/09/2017 - 14:13

Në 21 korrik të këtij viti kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, deklaroi nisjen e punimeve në  sheshin  “Drejtësia" i cili gjendet para Mauzoleumit të Dëshmorëve. Firma rrethoi sheshin para, duke vendosur edhe tabelat e projektit për fazën e parë. Por 2 muaj më pas, banorët e lagjes dhe të gjithë banorët afër sheshit që preken nga punimet  pyesin se çfarë po ndodh që për asnjë ditë nuk nisën punimet?

Durrës Lajm u interesua në bashkinë e Durrësit, ku është bërë me dije se qytetarët durrsakë do të presin edhe disa muaj të tjerë për të parë nisjen e punimeve në këtë shesh për fazën e pare, për të cilin janë akorduar 335 milionë lekë.

“Para nisjes së punimeve, ligji kërkon që të ketë kryer sondazhet arkeologjike, për të vërejtur se çfarë ka nëntoka në këtë vend. Bashkia është në fazën finale të tenderimit të projektit për sondazhin arkeologjik të zonës. Pa u bërë sondazhi arkeologjik dhe pa marrë një vendim Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, nuk do të  ketë nisje të punimeve në këtë shesh. K.K.A, do të japë  vendimin për punimet, vetëm pasi firma e cila do të kontraktohet për sondazhet arkeologjike të ketë kryer ato.”- thanë zyrtarisht nga Bashkia e Durrësit.

Kjo masë është marrë pas dy investimeve të cilat mbetën pezull për muaj të tërë si rezultat i zbulimeve arkeologjike. Është sheshi “Veliera” në të cilën punimet nisën pa marrë vendim KKA, dhe zbulimet arkeologjike çuan në debate të forta midis shoqërisë civile dhe investitorit. Aktualisht çështja është në gjykatë dhe në sheshin “Veliera” punimet janë të bllokuara prej muajsh.

Investimi për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”në Durrës, u vonua me disa muaj pasi u kërkua që të kryhej sondazhi arkeologjik para kryerjes së investimit.

Sheshi “Drejtësia” është parashikuar që të investohet në  5 faza punimesh në total, dhe përfshijnë ndërtimin e një nënkalimi për qarkullimin rrugor në nivelin minus pesë metra nga niveli aktual i rrugës.    Kreu i bashksië së Durrësit Vangjush Dako më herët shpjegoi pesë fazat e ndërtimit të këtij sheshi, i cili do të jetë bashkëfinacim i bashkisë dhe qeversë .

Në fazën e parë dhe të dytë  pritet që traseja e rrugës të gërmohet nën nivelin pesë metra për të qarkullur mjetet dhe sipërfaqja lart të jetë shesh kalimi për këmbësorët. Me fillimin e punimeve në këtë shesh pritet edhe devijimi i qarkullimit rrugor përkohësisht në rrugët dytësore të kësaj lagjeje për autobusët urbanë dhe makinat e tjera. Punimet në fazën e parë prekin segmentin “Aleksandër Goga” në drejtim të spitalit, segmentin në drejtim të gjykatës dhe në drejtim të sheshit “Pranvera”. Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe hapësirat brenda tij pritet të preken vetëm në fazën e tretë dhe katërt, ku është parashikuar që në të dy lulishtet brenda këtij objekti të ndërtohen godinat e Gjykatës dhe të  Prokurorisë.

Në vijimësi të këtij projekti është parashikuar rehabilitimi i të gjithë zonës. Në bazë të projektit të hartuar për zonën para sheshit “Pranvera” dhe godinës së Postë-Telekomit, është parashikuar që të hiqen stacionet e autobusëve, të Porto-Romanos dhe Plepave. Segmenti rrugor nga “Pranvera” deri te kryqëzimi me bulevardin “Dyrrah” të kthehet në pedonale për këmbësorët, ndërsa para sheshit të Alb Telekomit është parashikuar të ndërtohet një parking për rreth 600 makina. Kthimi i rrugëve në pedonale kufizon edhe lëvizjen e qytetarëve me makina në qendër të qytetit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Jetonte prej kohësh në Itali, vetëvritet dy ditë para largimit nga Shqipëria, 22-vjeçari.

   Drejtori i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar sot një vizitë në Janinë, të Greqisë, ku ka takuar Shefin e Policisë Greke, Jejtnant Const

   Vetëm pak ditë më parë, DurrësLajm trajtoi problematikën e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, përgjat

   SHÇBA arreston një punonjës policie në Durrës për shpërdorim detyre.

   Policia e Durrësit njoftoi më herët gjatë ditës se ka sekuestruar rreth 2 milion euro pasuri të dyshuara të fituara nga aktivitet krim

   Katër persona janë vënë në pranga nga policia, dy janë shpallur në kërkim.

4 zyrtarë hipotekash në Rrogozhinë dhe Kavajë jane arrestuar.

Drejtuesit e APD kanë pritur në një  takim njohjeje dhe pune, një grup të madh përfaqësuesish të kompanive dhe bizneseve nga Italia.

Vijon puna për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, procedohen penalisht tre shtetas në Durrës, pronarë

Policia e Durrësit ka bërë me dije se janë sekuestruar rreth 2 milionë euro pasuri me vendim të Gjykatës, pasi dyshohet se është ngritur