Disa lagje periferike të qytetit të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme.

Raportime nga banorë të lagjeve nr.14 dhe 17 flasin për mungesë energjie për rreth një orë nga ora 17.50 deri në 18.45.

Siç duket nga fotot e mbërritura në redaksinë e DurrësLajm, e vetmja që u bën dritë banorëve është hëna në qiell.

OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion paraprak për mungesën e energjisë në këto lagje.