Një grup i FNSH-së, të maskuar me një makinë civile kanë ndaluar në mënyrë të befasishme në disa rrugë kryesore në Durrës duke ushtruar kontrolle në makinat luksoze, por edhe kontroll fizik shoferëve dhe pasagjerëve.

Një patrullë është vendosur në shëtitoren “Taulantia”.

Mësohet se policët e FNSH-së kanë ndaluar pak minuta më parë dy persona në mes të Durrësit, pranë ish-dyqanit të luleve bëjnë të ditur dëshmitarë okularë për DurrësLajm.

Mësohet se policia ka ushtruar kontroll fizik ndaj tyre, më pas i ka shoqëruar.

Burimet policore nga komisariati i policisë Durrës bënë me dije se kontrollet e nisura janë në kuadër të operacionit policor “Forca e ligjit“ që sapo ka nisurnë qytetin bregdetar.

K.H.