Prej orëve të para të mëngjesit, forcat e policisë kanë rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar. 

Punonjësit kanë nisur zbrazjen e orendive nga Teatri Kombëtar, për t’i lënë vend projektit të ri, ndërsa artistët dhe qytetarët protestojnë në mbrojtje të TK.

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë dhe qytetarë ndodhen para godines dhe ftojnë qytetarë të tjerë t'i bashkohen kauzës së tyre.

"Nëse ne rrimë në shtëpi sot ta dini se do jua krimbin kokën, do ju shkatërrojnë çdo pasuri dhe do ju heqin çdo lloj etikete të qenies shqiptare", thotë Ervin Goci, pedagog i Gazetarisë, pjese e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit në një video live të postuar në Facebook.

“Është shtëpia ime dhe e fëmijëve të mi, ne jemi rritur këtu dhe fëmijët e tyre edhe ata vetë kanë ardhur në këtë shfaqje”, tha aktori Neritan Liçaj.

Ndërkohë që atje pritet të shkojnë edhe deputetët e PD-së. 

Mësohet se ka pasur dhe një konflikt mes Edmond Budinës dhe policisë, pasi ka tentuar të pengojë punonjësit e administratës të hyjnë brenda.