Në kohën e koronavirusit, çmimi i një kilogrami limona arrin majat. Fotoja që DurrësLajm po publikon është shkrepur tek një nga bankinat e tregut të fruta-perimeve, paraditen e sotme.

1 kg limona = 400 lekë të rinj është çmimi me të cilin e tregtonin disa tregtarë sot.

Megjithëse disa tregtarë të tjerë e shisnin një kilogram me çmimin 300 lekë të rinj (edhe ky shumë më i lartë sesa në ditët e para të javës), të shumtë janë ata që e kanë çuar në “stratosferë” çmimin.

Gjatë këtyre ditëve, mjekët kanë rekomanduar shpesh konsumimin e vitaminës C, si masë parandaluese ndaj koronavirusit dhe efekteve që ai shkakton në organizëm, në tregjet e fruta perimeve në mbarë vendin është vënë re rritja artificiale e çmimit të limonave dhe portokalleve.