Covid-19/ 47 të shëruar, 131 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

22/09/2020 - 16:32

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, nga 825 testime janë konfirmuar 131 raste të reja me koronavirus, ku 3 janë identifikuar në Durrës.

47 qytetarë janë shëruar nga virusi i rëndë ndërsa fatkeqësisht 3 të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e këtij infeksioni.

Rihapja e shkollave e rrit mundësinë e shtimit të rasteve, ndaj edhe një herë ju drejtohemi sidomos prindërve dhe mësuesve, të jenë të kujdesshëm. Në rast të shfaqjes së simptomave apo dyshimit për kontakte me persona të prekur, prindërit nuk duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësuesit duhet të izolohen, siç duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë jo vetëm të konfirmuar, por edhe të dyshuar si të prekur nga virusi SARS COV2.

Çdo thyerje e karantines është rrezik për infektimin e personave të tjerë.

Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has,  4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat,  Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)

  • Testime totale                         81364
  • Raste pozitive              12666
  • Raste të shëruara       7042
  • Raste Aktive                 5257

Humbje jete 367  (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë              2603
  • Durrës              564
  • Shkodër            380
  • Lezhë               301
  • Elbasan            297
  • Korçë               251
  • Fier                  240
  • Vlorë               193
  • Kukës               150
  • Berat               114
  • Dibër               82
  • Gjirokastër      82

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

SPAK del kundër arrestimit të gjashtë oficerëve të Policisë Kufitare Durrës, të cilët një vit më parë u panë si të korruptuar, teksa po u

Kryetari i njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli ka reaguar lidhur me denoncimin e qytetarit Altin Bushi se banesa e tij është dëmtua

Nesër ndryshon ora, teksa në 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Vijojnë të jenë të larta shifrat e Covid 19 në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe 302 raste të rej

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vend

Duke filluar nga dita e hënë, datë 26 tetor do të nisë edhe dejivimi i trafikut në ish-sheshin “Shqiponja”, pasi po vijojnë punimet për n

Duke nisur nga viti 2021, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mund të pajisen me një leje të re qarkullimi, e miratuar së fundmi nga Min

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbaj

Familja Bushi në fshatin Bizë të Ishmit prej 11 muajsh jeton në kontejner, të cilin e ka siguruar vetë pasi banesa është dëmtuar nga tërm

Grevistet e Ballshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.