Për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi, bashkia e Durrësit njofton se ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën telefonikë të ndihmës.

“Çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë apo shqetësim lidhur me situatën nga COVID-19, mund të telefonojë nga ora 08:00-13:00, nga e hëna në të diel, në numrat e mëposhtëm të telefonit: 0694114040 | 0694114101 | 0694114100”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë.

Kujtojmë që masat e rrepta të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kanë bërë që shumë familje të përballen me vështirësi financiare duke qenë se janë shkëputur nga puna.