Çuçi takon vullnetarët e shtabit të emergjencave në Durrës: Ndihmë e jashtëzakonshme për përballimin e situatës

15/12/2019 - 12:35

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët që po ndihmojnë për kapërcimin e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.

"Duhet të jemi krenarë për këta të rinj që nuk kanë kursyer aspak kohë nga koha e tyre që ditët e para të tërmetit. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për të përballuar situatën e rëndë. Besoj se pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë situatë kontrolli të gjendjes.", tha ministri Çuçi.

Që prej datës 4 dhjetor mbi 100 të rinj e të reja janë vendosur pranë shtabit të emergjencave në Durrës për të asistuar administratën dhe ekspertët e huaj në fluksin e madh të qytetarëve të prekur nga tërmeti që kërkonin ndihmë.

Ata presin qytetarët në sportelet e Bashkisë, duke i ndihmuar me plotësimin e dokumentacionit për strehim, dorëzimin e akt-konstatimeve, dhënien e informacionit mbi bonusin e qirasë etj.

Të rinjtë mbulojnë edhe linjën telefonike të emergjencave për të tre qarqet e prekura nga tërmeti, si dhe ndihmojnë në shpërndarjen, kategorizimin dhe paketimin e ndihmave. Deri më tani rrjeti i vullnetarëve kanë bërë në total mbi 3 mijë orë pune.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Ban

Situata e gripit në Durrës ka shënuar numër rekord fëmijësh në urgjencën pediatrike.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar policët, të cillët shoqëruan Dritan Dajtin për  trajtim në një klinikë private.

Janë sekuestruar paraprakisht rreth 300 mijë metra katrorë tokë dhe hotele e makina me vlerë 5 milionë euro, nga pronat e grupit që u bë

Ndërsa ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në kërkim për tre akuza, gruaja e tij pronare e vetme e kompanisë “Kajmaku” shpk, Mer

Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peiman

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani ditën e sotme do të dalë sot para Komisioni të Pavarur të Apelimit.

Dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta.