Kryebashkiaku Vangjush Dako ka lajmëruar nisjen e fushatës për mbjelljen e mijëra pemëve në Durrës.

Sipas tij, ky aksion do të jetë i përditshëm dhe do të shtrihet në të gjithë hapësirën e madhe të bashkisë së qytetit bregdetar.

Duke marrë shkas nga ky aksion i bashkisë, që të sjell ndërmend nismën disa mujore të homologut të tij Veliaj, Dako u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në Durrës të kontribuojnë duke shtuar hapësirat e gjelbëra.

“Në aksionin e ndërmarrë për mbjelljen e mijëra pemëve në Durrës. Deri në muajin maj do të mbjellim pemë çdo ditë nëpër të gjithë bashkinë e Durrësit. Gjej rastin t'i bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në Durrës të investojnë për të mbjellë pemë, të shtojmë sipërfaqet e gjelbëra, të pastrojmë ajrin për një mjedis sa më të shëndetshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë”,- tha Dako.