Ditën e sotme pritet të jepet nga Gjykata e Durrësit masa e sigurisë për 17 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Abuzuesit”. Të arrestuarit janë dërguar në gjykata nën masa të rrepta sigurie dhe në orët në vijim pritet të mësohet nëse të gjithë të arrestuarit do të lihen në burg apo do t’u jepet një masë më e lehtë.

3 ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disa mujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

EMRAT

  1. Besnik Domi, Shef i Rendit në Shijak
  2. Sami Xhafa, Shefi i Stacionit të Policisë në Manzë
  3. Ermal Petova, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë
  4. Nikollë Marku, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë
  5. Agim Osmani, specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
  6. Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim) në Komisariatin e Policisë Durrës
  7. Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariatit Shijak
  8. Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manzë
  9. Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
  10. Gjergji Gerco, Sekretar i Njësisë Administrative, Sukth.
  11. Jul Kacadej, Specialist në IMT, Shijak
  12. Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
  13. Adem Lika, Ndërtues.