Dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga dy lëkundjet e forta të tërmetit edhe në Shijak e Sukth.

DurrësLajm po sjell foto nga dëmtimet e pësuara në banesa në Shijak, të cilat kanë krisje të shumta në mure. Shumë banesa kanë pësuar dëmtime si pasojë e lëkundjeve të tokës 5.8 dhe 5.5 ballë.

Ndërkohë, në një supermarket në Sukth ka dëme të shumta materiale, pasi siç shihet në foto shumë shishe dhe produkte ushqimore janë thyer dhe janë kthyer në të papërdorshme.

Banorët vazhdojne te qendrojne ende perjashta, nga frika e termeteve te tjera.