Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda, me anë të një deklarate për media, ka bërë një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren për tërmetin.

“Ne kemi punuar në disa bashki si Tirana, Durrësi, Kamza, Fushë-Kruja, Shijak etj. Në Bashkinë e Shijakut deri në orët e pasdites janë kryer mbi 800 banesave dhe janë verifikuar 50 pallate, ku 30 rezultojnë të dëmtuara rëndë. Ne jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Janë bërë 199 telefonata gjithsej në operatorët tanë, shumica nga Durrësi. Qytetarët të drejtohen pranë portalit “Shqipëria që duam.al”, tha Voda.

Rovena Voda ka treguar punën në terren, sa ndërtesa janë inspektuar dhe sa janë prishur.

“Në Durrës janë inspektuar 610 banesa, ku 27 rezultojnë që do prishen. Në Shijak janë 45 ndërtesa të inspektuara. Ne kemi qenë në terren gjatë gjithë kohës në Durrës, në Shijak dhe në Thumanë. Janë angazhuar mbi 300 forca të armatosura dhe janë ndarë ndihma, sidomos për strehimin. 8 objekte janë prishur në Thumanë dhe 12 në Durrës. Po ashtu, ne kemi vënë në dispozicion edhe mjekë e infermierë, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve”, u shpreh Voda.

Në Shijak 45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, 30 pallate të dëmtuara rëndë

Në Krujë 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme

Në Durrës 610 objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme

FA kanë angazhuar 100 mjete dhe 334 efektivë për ngritje çadrash

22 grupe në terren në Durrës, 6 në Krujë, 6 në Shijak

Deri tani janë kryer 6 269 vizita mjekësore për banorët e akomoduar

Prej të vizituarve janë 435 të sëmurë kronikë që po trajtohen