Zbardhet dëshmia e 34-vjeçares, Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia horror që tronditi mbarë vendin.

Nga krevati i spitalit, Blerta ka deklaruar se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë praktikante dhe Dëshmitare të Jehovait që kur ka qenë 18 vjeçe.

Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore, por prej dy vitesh ishin shkëputur edhe prej saj.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur 34-vjeçarja.

“Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti”, mësohet të ketë thënë ajo.