Përkeqësimi i motit në Durrës, me detin e trazuar kanë nxjerr në afërsi të bregut Velierën me emrin “Tiara” në zonën e Currilave, në afërsi të Sfinksit.

Katër persona ndodheshin në Velierë gjatë situatës së vështirë, 3 turq dhe 1 amerikan, të cilët dhanë edhe sinjalin SOS.

Burime nga Kapitenaria thanë për “DurrësLajm” se 4 personat kanë arritur të dalin vetë deri në breg, ndërsa në këto momente janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Gjendja e pjestarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë. Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi kishte për destinacion Turqinë.