Digjet një banesë në Durrës.

Shkak është bërë energjia elektrike, që banesa në pronësi të shtetasit Abdyl Dermishaj, e ndodhur në lagjen nr. 17 Kënetë, të pushtohet nga flakët.

Fatmirësisht ngjarja që u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje, nuk shkaktoi persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Këto janë edhe pamjet nga brenda banesës së djegur, që përcjell “DurrësLajm”.