Digjet gjatë natës një automjet në qytetin e Lezhës.

Mësohet se mjeti i parkuar në lagjen “Nënë Tereza” është djegur tërësisht.

Makina është në pronësi të Nik Shehut, i cili punon si gardian në burgun e Shënkollit në Lezhës.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme, pasi mund te kete lidhje me detyren e policit.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen.