Shtatë persona kanë humbur jetën nga kronavirusi sot në vend, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 284 raste të reja, nga 1278 teste të kryera.

Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 103 qytetarë, ndërkohë që në spitale janë shtruar 285 persona.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave në total në vendin tonë është 487.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278

Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487