Pas protestës që u zhvillua në zonën e Astirit nga banorë të cilët preken nga projekti i Unazës së Re, disa prej tyre janë shoqëruar në komisarait.

Mësohet se deputetet Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu kanë shkuar në komisariatin nr 6, për të kërkuar lirimin e tyre.

Pasditen e kësaj të marte, banorët dolën në rrugë duke djegur goma dhe flamurin e Rilindjes, si pasojë u bllokua edhe qarkullimi i makinave.

Prej disa ditësh, banorët në Astir po protestojnë në lidhje me dëmshpërblimet, ku preken banesat e tyre nga projekti i Unazës së re.