Policia e Shtetit ka njoftuar të gjithë të interesuarit për aplikimin për Patrullën e Përgjithshme që sot është afati i fundit i regjistrimeve.

Brenda pak orëve, të rinjtë dhe të rejat mund të dorëzojnë dosjet e tyre pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë, duke përmbyllur kështu fazën e parë të aplikimeve.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullën e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit.

Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë.

Këtu mbyllet faza e parë e aplikimit, për të vijuar me procedurat e konkurimit.

Numri i aplikimeve për 500 vende është i lartë dhe kjo është dëshmi e interesit të madh për t’u bërë pjesë dhe për të shërbyer në Policinë e Shtetit. 
Konkurenca do të rrisë edhe cilësinë e aplikantëve fitues në fund të garës.