Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi është dorëhequr nga posti ditën e sotme. Dorëheqja e tij është paraqitur pranë Drejtorisë së Burgjeve.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vendimit të papritur të ndërmarrë nga drejtori i burgut të Reçit.

Kujtojmë se Gëzim Selimi u shpall fitues për këtë post pas konkursit në Ministrinë e Drejtësisë. Ai e mbante postin e Drejtorit në burgun e Reçit që nga janari i vitit 2018.