Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar për përkeqësim të motit në datat 12 dhe 13 nëntor.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Drejtoria Detare njofton se bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Sipas njoftimit, zonat me mot më të përkeqësuar do jenë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës, ndërsa iu kërkohet subjekteve detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje të gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftim për përkeqësim të motit!

Në daten 12-13 Nëntor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës. Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar. Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.