• Brenda vitit 2020, parashikohen investime, duke e përafruar me standardet më të mira evropiane

Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) njofton se ditën e sotme, 13 nëntor, drejtori i përgjithshëm i AKU-së Robert Lili ka ndaluar në pikën e inspektimit kufitar në portin e Durrësit. Duke qenë se nëpërmjet portit të Durrësit hyjnë shumica e produkteve ushqimore të importuara, Lili monitoroi nga afër punën e inspektorëve.

Lili tha se "trau" i paligjshmërisë dhe cenimit të shëndetit të konsumatorëve nuk do të hapet asnjëherë, duke mbajtur pastër tregun e brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum.

Brenda vitit 2020, me investimet e parashikuara për t'u kryer në këtë pikë inspektimi, do t'i kushtohet rëndësi e veçantë përafrimit me standardet më të mira evropiane.

Th.M.