Një zjarr ka rënë mbrëmjes e së dielës rreth orës 11:00 në lagjen e Nish Tullës në Durrës.

“DurrësLajm” mëson se janë djegur kartona dhe materiale të tjera në një vend grumbullimi të shtetasit Tonin  Gjinaj.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur parandalimin e përhapjes më tej të flakëve të zjarrit.

Ndërkohë ka nisur puna nga ana e ekspertëve për zbulimin e shkaqeve të tij.