Dhjetëra kandilë deti kanë “pushtuar” bregdetin e Durrësit, në Shkëmbin e Kavajës.

Pamjet që sjell operatori i DurrësLajm shfaqin dhjetëra kandilë që kanë dalë të ngordhur në bregdet.

Nuk dihet ende se pse këto specie kanë ngrodhur, por sinjalizime nga terreni bëjnë të ditur se ka pasur prani të shtuar të kandilëve në det në këtë zonë.

Kontakti me kandilët e detit shkakton djegie në trup, prandaj plazhistët i evitojnë gjithnjë këto specie, në momentin kur i shohin në det pranë tyre.