Rreth një hektar me shkurre janë djegur në fshatin Lalëz, në Durrës.

Sipërfaqja e gjelbër është shkrumbuar tërësisht, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo të qëllimshëm.

Temperaturat përvëluese të ditëve të fundit shtojnë rrezikun e krijimit të vatrave të zjarrit në zona të ndryshme.