Qendrat shëndetësore të ngritura përgjatë plazhit të Durrësit janë duke pritur një fluks të lartë të pacientësh që kërkojnë ndihmë mjekësore 24 orë në 24.

Vetëm në një prej katër qendrave shëndetësore, që funksionojnë si të tilla deri në 15 shtator, numri i pacientëve shkon në mbi 100 në ditë. Kryesisht janë pushues, të cilët paraqiten me djegie të lëkurës apo edhe shqetësime të tjera që kanë të bëjnë me moskujdesin që duhet të tregojnë gjatë marrjes së rrezeve të diellit, apo aktiviteteve që kryejnë në plazhin e Durrësit.  

Në qendrën shëndetësore në sektorin Hekurudha, ku numri i pushuesve ka arritur pikun dhe ku numërohen rreth 100 vizita në 24 orë, madje edhe më shumë se kaq.

Mjeku që shërben në këtë qendër Vasnja Olldashi, pohoi se ka pasur edhe raste të rënda që lidhen me sëmundje kardio-vaskulare. Pacientët në këto raste janë përcjellë me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Simptomat më të shpeshta që janë hasur gjatë sezonit turistik kanë qenë alergjitë dhe djegiet e lëkurës. Tashmë kur sezoni turistik është në kulmin e tij është rritur ndjeshëm numri i pushuesve që kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit, por edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore të urgjencës.

Këto qendra shëndetësore janë pajisur me personelin e nevojshëm, mjekë dhe infermierë, për të qënë në gadishmëri të pritjes së pushuesve – pacientë.

Ndjekim apelin e mjekut drejtuar pacientëve:

K.H.