IMT në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Durrësit bëri të mundur heqjen e një kioske, të vendosur pa leje në mes të trotuarit, tek shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi”.

Kjo kioskë ishte kthyer në shqetësim për nxënësit e shkollës, të cilët blinin aty produkte ushqimore.

Kioska ishte vendosur ngjitur me murin rrethues të shkollës. Pas ankesave të shumta të ardhur në adresë të bashkisë Durrës nga drejtoria e shkollës dhe prindër të nxënësve, të cilët ankoheshin për produktet ushqimore që tregtoheshin pa asnjë kontrolli nga AKU, paraditen e së hënës u mundësua heqja e saj.

Kujtojmë se rreth një vit e gjysëm më parë, në janar të 2018, 5 nxënës të kësaj shkolle pësuan helmim nga ushqimi dhe patën nevojë për ndihmën e mjekëve të spitalit të Durrësit.

Përveç largimit të një kioske pa leje, qytetarët e kësaj zone rifituan një hapësirë të re publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme.