Bllokohen 5 peshkatore. Lajmin e bën të ditur në FB Roland Kristo, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ekspert i njohur në peshkim dhe akuakulturë, ish-drejtor i Institutit të Kërkimeve të Peshkimit Durrës (1997-1999) etj.

Kristo shkruan se Task Forca e Inspektoratit të Peshkimit mbrëmjen [e 5 shtatorit 2019], në bashkëpunim me QNOD-in (qendra ndërdikasteriale e opereacioneve detare) dhe policinë e kufirit dhe migracionit, shoqëruan 5 mjete peshkimi në portin e Durrësit.

Ato kishin shkelur ligjin e peshkimit, pasi ndodheshin nën thellësinë dhe distancën e lejuar nga bregu. Këto mjete të kapura në flagrancë, u dënuan me gjoba.

Sipas nr. 2 të dikasterit “të gjelbër” Roland Kristo, Task Forca e Inspektoratit të Peshkimit do të vazhdojë evidentimin dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme në bregdet.