Përfundon me sukses operacioni për shpëtimin e 3 turistëve austriakë, që rrezikonin mbytjen në afërsi të bregdetit të Durrësit.

Jahti Francy pësoi difekt në motor dhe kërkoi ndihmën e kapitenerisë së portit të Durrësit.

Drejt jahtit u nis rimorkiatori “Joni”, ndërkohë që operacioni në det drejtohej nga kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allka.

Koha e keqe rrezikonte përkeqësimin e situatës, por ndërhyrja e shpejtë e Kapitenerisë, Rojës Bregdetare dhe Policisë Kufitare bënë të mundur që operacioni të mbyllej me sukses dhe jahti të udhëtonte drejt portit të Durrësit.

Të tre turistët austriakë janë në gjendje të mirë, pavarësisht momenteve të frikës që kaluan.