• Miratohen dy kërkesa për leje për hapje pusesh shpimi
  • Përparësitë mbi sistemimin dhe rehabilitimin në lumenjtë Ishëm dhe Erzen që përshkojnë qarkun

Më 23 shtator 2020, Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto, me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, zhvilloi mbledhjen e radhës. Ishin të pranishëm të 15 anëtarët përfaqësues të niveleve të larta drejtuese nga bashkitë Durrës, Tiranë, Vorë, Kamëz, Krujë; Degët Territoriale si dhe përfaqësues të grupeve të interesit, njoftoi institucioni i prefektit.

Fillimisht u parashtrua struktura dhe objektivat e dokumentit mbi çështjet më të rëndësishme të menaxhimit të ujit.

Më pas u kalua në miratimin e dy kërkesave për leje për hapje pusesh shpimi, një për subjektin “Inter Ko Sakt” shpk, Tiranë dhe tjetra, për qëllime sanitare, për Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Tiranë.

Organi kompetent për dhënien e lejes është Këshilli i Basenit ujor Ishëm, anëtarët e të cilit miratuan njëzëri të dy projektvendimet e sipërpërmendura.

Prefekti gjithashtu në fjalën e tij beri një panoramë të përparësive mbi sistemimin dhe rehabilitimin në lumenjtë Ishëm dhe Erzen që përshkojnë qarkun dhe nismave që janë marrë dhe do të ndërmerren nga qeveria.