Rritja e numrit të të punësuarve në industrinë e lundrimit, sipas kërkesave të tregut i ka shërbyer fillimisht trajnimi i detarëve në një qëndër të njohur ndërkombëtarisht.

Ndaj qendra e vetme e trajnimit dhe punësimit detar TSTS Group, e autorizuar nga Qeveria Shqiptare dhe e njohur në nivel ndërkombëtar, ka sjellë një risi në fushën e detarisë, atë të instalimit të sistemit të ri simulatori.

Ky sistem, i cili u prezantua në prani të autoriteve të Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe Kapitenerisë, sipas përfaqësuesve të kompanisë shërben për drejtimin e anijeve të ndryshme lundruese dhe është plotësisht në përputhje me kërkesat e konventave ndërkombëtare detare tha Dorian Mersini. pronari i kompanisë.

Kjo risi u mirëprit edhe nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshëm Detare, Paulin Ndreu i pranishëm gjatë ceremonisë së prezantimit.

Qëllimi i këtij projekti mbetet studimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i aftësive teknike dhe profesionale, kryesisht për lundrimin në det dhe në port, për të kontrolluar navigacionin detar në të gjithë skenarët që hasen në anije. Siç është zona e lundrimit, kushteve meteorologjike, tipit të anijeve, ekuipazhit etj.

Grupi i TSTS vazhdimisht është angazhuar që të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare në ofrimin e trajnimeve detare cilësore dhe mundësive të  punësimit të ekuipazhit.

K.H.