Kur ora shënon 11.00 dhe mbeten akoma 2 orë liri-dalje për qytetarët që të përfundojnë blerjet e tyre para se të hyjë në fuqi shtetrrethimi, banorë të shumtë të Durrësit po kryejnë blerjet e programuara.

Por megjithë apelet e bëra nga autoritetet që qytetarët të respektojnë distancat, kjo foto e shkrepur para një marketi në lagjen nr.18 në Durrës tregon se banorët nuk qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit.

E njëjta situatë është vënë re edhe pranë dyqaneve të fruta perimeve. Fotot më poshtë dëshmojnë grumbullimet e qytetarëve para një dyqani në lagjen nr.12. Distancat nuk respektohen, shumë qytetarë nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse.

Ndërkohë, në tregun e fruta-perimeve ka dyndje të qytetarëve për të bërë blerjet e nevojshme, pasi deri në orën 05.00 të së hënës nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia.