Vijon prishja e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se IKMT në bashkëpunim me IMT Durrës kanë shembur me mjete të rënda dy pallate 5 katëshe në zonën e Hamalles.

NJOFTIMI I BASHKISË

IKMT dhe IMT e Durrësit shembën 2 pallate 5 katësh në Hamallaj në njësinë administrative të Sukthit të dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit.

Menjëherë pas shembjeve ka vijuar puna edhe për pastrimin e inerteve.

Prishjet e këtyre godinave i hapin rrugë ndërtimit të banesave të reja me standarte të larta për qytetarët.