Pas tërmetit që ra mbrëmjen e së dielës në orën 22:08 dhe alarmit të rremë që u përhap për një tërmet të fuqishëm pasardhës, çka bëri që qytetarët e Durrësit dhe Tiranës të braktisnin shtëpitë dhe të dilnin në rrugë, disa lëkundje të tjera sizmike janë regjistruar deri në mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas të dhënave sizmiologjike që përcjell IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), të cilave i referohet “DurrësLajm”, i fundit ka rënë në orën 04:27 me magnitudë 2.7 ballë, epiqendra deti Adriatik, thellësia 16 km.

Ndërkohë kanë qenë 6 lëkundje të tjera sizmike, më e forta me magnitudë 4 ballë, e regjistruar në orën 00:03, me epiqendër Lalzin, thellësia 28 km. Ndërsa lëkundja më e lehtë e regjistruar gjatë këtij harku kohor ka qenë më magnitudë 2.2 ballë, në orën 23:16, me epiqendër 26 km në veri të Durrësit.