Për të shtatën ditë me radhë biznesi durrsak qëndron i mbyllur, i bllokuar 24 në 24 orë. Mbyllja e lokaleve, bareve e restoranteve e qarkullimit të makinave vijon të thellojë krizën te biznesi, i cili ndodhet në kolaps.

Durrësi turistik në këto ditë marsi është thuajse i shkretë. Pak banorë që kanë punë për të kryer, apo për të bërë blerjet e ditës janë në rrugë, ndërsa të tjerët janë vetizoluar brenda banesave të tyre.

Një automjet i Policisë Bashkiake qarkullon në rrugë vazhdimisht duke ju bërë thirje qytetarëve të jenë të kujdeshëm e të mos ecin në grup, por të ruajnë distancat nga njëri-tjetri.

Operatori i “DurrësLajm” ju sjell edhe pamjet e një qyteti që ndjen mungesën e njerëzve.

K.H.