Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe është ndërprerë furnizimi me ujë nga ora 08.00 deri në orën 14.00.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm është bërë për shkak të një defekti në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Durrësit.

UKD njofton qytetarët se për shkak të kësaj ndërprerjeje, mund të ketë çrregullime në furnizimin e lagjeve të qytetit me ujë në orët në vazhdim.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.