Sërish lëkundje të forta tërmeti në Durrës gjatë natës. Një lëkundje në orën 12.07 me manjitudë 5 ballë dhe një tjetër në orën 02:33 me manjitudë 4.4 të shkallës Rihter kanë tronditur banorët që ende i kanë shumë të freskëta kujtimet e frikshme të lëkundjes 5.8 ballë pasditen e së shtunës.

Tërmeti ka qenë në detin Adriatik, 4 km në Juglindje të Durrësit. Ndërkohë këto dy lëkundje të forta janë pasuar nga 3 të tjera që fatmirësisht kanë qenë më të lehta, më e fuqishmja dhe e fundit 3.4 ballë, e regjistruar në orën 04.20.