Dy ditë para betimit të Ilir Metës si President i Republikës së Shqipërisë, ka nisur puna për asfaltimin e rrugës përpara godinës së Parlamentit.

Ditën e hënë, më datë 24 korrik 2017, ora 18:00, bazuar në urdhrin nr. 44, datë 3.7.2017 të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, do të zhvillohet në Kuvend seanca me rend dite ku do të bëhet betimi i Presidentit të Republikës,( sipas Neni 88, pika 3 të Kushtetutës).

Në shtator nis punën edhe Parlamenti i ri shqiptar me 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.