Dy prokurorë dhe një gjyqtar do t'i nënshtrohen procesit të Vettingut gjatë kësaj jave.

Në datën 10 korrik do të zhvillohen dy seanca dëgjimore. E para në orën 9:30 është për Admir Thanzan, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Po në datën 10 korrik në orën 14:30, do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Belurin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Ndërsa në datën 11 korrik në orën 10:00, do të zhvillohet seanca për Adriatik Caman, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.