Dy persona kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit. Të dy viktimat janë nga Tirana. Bëhet fjale për dy të moshuar, të moshave 67 dhe 69 vjeç.

Ndërkohë 89 pacientë ndodhen në spital, një është i intubuar, ndërsa 11 ndodhen në terapi intensive.