Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2021.

Në një postim në Instagram ku kërkon përgjigjen e kryeministrit, Bombaj shkruan se restorantet në periferi punojnë në fundjavë, dhe nëse hiqen makinat “atëhere me çfarë do të paguhen punëtorët, rrogat, taksat, uji, ushqimi i gjësë së gjallë?”, pyet ajo.

Bombaj shkruan se as paga e luftës nuk iu dha biznesit të saj dhe punëtorëve ndërkohë që restorantet kanë 3 muaj pa punë.

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: këto restorantët që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujë, plehun, leshin dhe preshin???”-shkruan ajo, ndërsa vijon me komentin tjetër: “Dua nje pergjigje.  Faleminderit per mirekuptimin! PS: se harrova, qe as nuk na u dha paga e luftës.”