Pas postimit në Tëitter të kryeministrit Rama ku shkruante se do ta padiste gazetarin e Bild në gjykatat gjermane, ka reaguar Peter Tiede.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Kasetat janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter Tiede.