Gjiri i Durrësit është goditur sot pasdite nga moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar.

Por ajo që ndoshta nuk pritej nga të gjithë është shfaqja e tornados në det.

Video që ka mbërritur në redaksinë e DurrësLajm tregon momentin e formimit të saj në det dhe frikën dhe kuriozitetin e shkaktuar mesa tyre që patën mundësi ta shijonin live këtë fenomen të veçantë.

Drejtoria e Pergjithshme Detare informoi ditën e shtunë, se I gjithë bregdeti shqiptar do të përballej me mot të keq dhe erëra me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim forca detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur.