Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Mjeku i njohur në qytetin e Elbasanit ishte 68 vjeç dhe prej një jave ishte prekur nga COVID-19.

Mësohet se ai kishte rreth 7 ditë që ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por edhe pas trajtimit të specializuar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID.

Mësohet se mjeku Ferdinand Shkrepa punonte me orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.